Ballina Sport “I tmerrshmi” Lamine Yamal, “ylli” i katalanasve kap shifrën e 40 gola-ve...

“I tmerrshmi” Lamine Yamal, “ylli” i katalanasve kap shifrën e 40 gola-ve dhe asist-eve

16
0

Barcelona ka bërë sigurisht një hap gjigant dhe pothuajse vendimtar drejt fitimit të titullit të La Liga-s, por duhet theksuar për herë të disatë Lamine Yamal, me të vërtetë gjigant. I lindur në vitin 2007 dhe me origjinë nga Rocafonda, ai nuk trembet as nga skenat e mëdha, as nga kundërshtarët që ka përballë. Edhe një herë, përballë Real Madridit, tregoi se është shumë më tepër se një premtim i thjeshtë i futbollit botëror.

Të dhënat nuk gënjejnë kurrë dopieta në fillim të ndeshjes e Mbappé mund të kishte krijuar dyshime te Barcelona, e cila ishte në disavantazh, por goli i barazimit, i ardhur nga “firma e tij klasike” (gjuajtje me të majtën në shtyllën e dytë), bëri që Courtois të gjunjëzohej dhe mbi 50 mijë tifozë të ngriheshin në këmbë për të duartrokitur xhevahirin e tyre të artë.

Ndërkohë, pa mbushur ende 18 vjeç, Yamal ka arritur kuotën e 40 kontributeve direkte mes golave dhe asistimeve këtë sezon, përkatësisht 16 gola dhe 24 asiste në 52 ndeshje Real Madridi, “viktima” e preferuar.

Një kënaqësi e pastër për “të tmerrshmin” Yamal, sepse në 4 “El Clasico” të luajtura këtë sezon kundër Real Madridit, ai ka qenë i përfshirë direkt në 5 nga 16 golat e shënuar nga Barça. Për të qenë të saktë: një gol në secilën nga dy ndeshjet e La Liga-s, një tjetër në finalen e Superkupës dhe dy asistime në finalen e Kupës së Mbretit për Pedrin dhe Ferran Torres.

Tashmë në Spanjë nuk kanë më dyshime: Lamine Yamal është realisht në garë për “Topin e Artë”, së bashku me Raphinha dhe Ousmane Dembélé. Debati është i hapur, teksa koha është në anën e “djalit nga Rocafonda”.