Një romancë e mundshme jashtë kamerave ka nisur të përflitet rreth yllit botëror Jennifer Lopez dhe aktorit britanik Brett Goldstein, pasi dyshja po bashkëpunon në filmin e ri romantik Office Romance.
Burime nga seti i xhirimeve kanë zbuluar se mes tyre ka pasur një “kimi elektrizuese”, jo vetëm në ekran, por edhe jashtë tij. Sipas raportimeve, Lopez dhe Goldstein “janë afruar shumë” gjatë xhirimeve, me sjellje flirtuese që nuk kanë kaluar pa u vënë re nga ekipi.
Madje, thuhet se lidhja e tyre ishte një “sekret i hapur” në set, ku të dy shfaqeshin shpesh të afërt, duke qeshur dhe kaluar kohë së bashku.
Filmi, që pritet të publikohet më 5 qershor 2026, sjell një histori dashurie në ambient pune, ku tensioni romantik mes personazheve është në qendër të ngjarjes.
Interesant është fakti që vetë Goldstein ka shkruar rolin duke pasur në mendje pikërisht Lopez, duke e konsideruar atë si “mbretëreshën e komedive romantike”.
Edhe vetë Lopez ka lënë të kuptohet për një shkëndijë mes tyre, duke e quajtur kolegun “partnerin më të mirë për puthje në ekran”.
Megjithatë, sipas burimeve, çdo romancë e mundshme ka qenë e shkurtër dhe ka përfunduar pas mbarimit të xhirimeve, duke mbetur në kuadër të një “flingu” të momentit.







