Ballina Aktualitet Largohet i nxehti afrikan, moti përvëlues i lë vendin vranësirave, sa do...

Largohet i nxehti afrikan, moti përvëlues i lë vendin vranësirave, sa do të shkojnë temperaturat sot

93
0

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura në relievet kodrinore malore, por prezente deri pasdite. Më pas gradualisht shpërbërje e vranësirave dhe mbizotërim i motit të kthjellët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim –juglindje me shpejtësi mesatare 7 -9 m/s. Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.