Ballina Aktualitet Ilir Meta kërkon për herë të nëntë lirimin nga burgu, ish-presidenti i...

Ilir Meta kërkon për herë të nëntë lirimin nga burgu, ish-presidenti i drejtohet Gjykatës së Lartë

23
0

Pas tetë vendimesh refuzuese, ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, “troket” për të nëntën herë radhazi në Gjykatën e Lartë, me qëllim lirimin nga paraburgimi.

Gjykata e Lartë ka regjistruar rekursin e Metës ndaj vendimit të 17 shtatorit të Apelit të Posaccëm. Në këtë vendim, të “goditur” në Gjykatën e Lartë, Apeli i vlerësoi të pa baza pretendimet e Metës mbi cënim të ligjit në disa vendimarrje të Shkallës së Parë për pezullim të afatit të paraburgimit ndaj tij.

Në dy shkallët më të ulëta ish-presidenti pretendoi se i janë cënuar të drejtat dhe standardet ligjore, kur nuk ju panuan kundështitë ndaj pezullimit të afateve të paraburgimit.

Ai është shprehur se  në asnjë rast ai vetë nuk është bërë shkak për shtyrjen e procesit.

Në rast të shfuqizimit të pezullimit të afateve të paraburgimit, ish-presidentit i lind e drejta për të kërkuar shuarje të masës për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit.

Ish presidenti Meta qëndron në qeli prej tetorit 2024.