Simulimi i një të vdekuri, i krijuar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, i drejtoi fjalën vrasësit të tij gjatë një gjyqi në Arizona këtë muaj, në një nga rastet e para të tilla në një gjykatë amerikane. Avatari i Christopher Pelkey-t, i krijuar nga familja e tij duke përdorur Inteligjencën Artificiale, doli në fjalën e tij në Gjykatën e Qarkut Maricopa më 1 maj, duke pritur vendimin e gjyqtarit kundër Gabriel Paul Horcasitas për vrasjen në rrugë të Pelkey-t në vitin 2021.
“Është për të ardhur keq që na u desh të përballeshim me njëri-tjetrin atë ditë në këto rrethana. Në një jetë tjetër, ndoshta do të kishim qenë miq”, thotë avatari i Pelkey-t në video.
Avatari i Pelkit shfaqet në video me mjekër të gjatë dhe të veshur me një bluzë me mëngë të gjelbra, në një sfond të bardhë. Ai paralajmëron që në fillim se është një version i Pelkit me anë të inteligjencës artificiale, gjë që është e dukshme nga boshllëqet në tingull dhe lëvizja paksa e çrregullt e gojës së tij.
Pelkey, një veteran i Ushtrisë Amerikane, ishte 37 vjeç kur u qëllua dhe u vra nga i pandehuri. Videoja shënon një përdorim inovativ të Inteligjencës Artificiale në sistemin gjyqësor, i cili i qaset teknologjisë që evoluon me shpejtësi me një përzierje interesi dhe admirimi të madh.
Gjykatat në përgjithësi kanë rregulla të rrepta në lidhje me llojin e informacionit që mund të paraqitet në procedurat ligjore, dhe avokatët janë ndëshkuar pasi sistemet e inteligjencës artificiale kanë krijuar raste fiktive që i kanë përmendur gjatë argumenteve të tyre.
Të afërmve të Pelkit iu dha mundësia të paraqisnin videon e inteligjencës artificiale në gjykatë gjatë dhënies së dënimit, pasi nuk ishte provë në çështje. Horcasitas, i cili u dënua me 10.5 vjet burg, ishte dënuar më parë për vrasje të paqëllimshme dhe rrezikim të jetës.
Motra e viktimës, Stacey Wales, tha se e krijoi mesazhin me ndihmën e Inteligjencës Artificiale pasi u përpoq të përfshinte vite të tëra pikëllimi dhe dhimbjeje në dëshminë e saj. Siç e shpjegoi ajo, nuk ishte e gatshme ta falte autorin e krimit, por ndjeu se vëllai i saj do të ishte më mirëkuptues.
“Qëllimi ishte të humanizonim Chris-in, ta preknim gjyqtarin dhe ta bënim të kuptonte ndikimin e tij në këtë botë…”, i tha ai Reuters.