Ballina Kronika Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën i riu, policia jep detajet...

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën i riu, policia jep detajet e para

22
0

Një aksident me pasojë vdekjen e një 26 vjeçari ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se aksidenti ndodhi në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit.

Po ashtu bëhet e ditur se 26-vjeçari që ndërroi jetë ishte drejtuesi i automjetit dhe pasi humbi kontrollin mbi makinën, u përplas me bordurën anësore të rrugës.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2025, rreth orës 12:00, në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit, shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore. 

Si pasojë, shtetasi L. K. ka humbur jetën në vendngjarje. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.