Ballina Politika “Rithemelimi është drejt tretjes”, Karabina: PD e ka derën e hapur për...

“Rithemelimi është drejt tretjes”, Karabina: PD e ka derën e hapur për ata deputetë që e njohin Bashën kryetar

285
0

Zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina ka deklaruar se “Rithemelimi” është drejt tretjes, pasi nga një zgjedhje në tjetrën po vjen duke u zvogëluar.

“Rithemelimi është drejt tretjes. As nuk e bashkoi partinë, as nuk u zmadhoi si parti. Nuk e sjellin partinë në pushtet”, tha Karabina në emisionin ‘3D’ në RTSH.

Karabina shtoi se Partia Demokratike e ka derën e hapur për të gjithë ata deputetë të cilët njohin nivelet drejtuese të partisë.

“Shumë shpejt do të paraqesim programin, pasi ka mbaruar edhe riorganizimi. Kjo është puna e PD-së, sidomos tek shtresa gri. Do synojmë njerëz profesionistë, ekspertë të fushave. Do jetë një PD e hapur. Deputetët kanë përgjegjësi. Ata thonë jemi deputetet të PD-së, por nuk dinë me kë kryetar janë.

Ky është amoralitet politik. Janë deputet liste me firmën e Bashës. Dera është e hapur për të gjithë ata që njohin struktrat drejtuese të PD-së dhe Bashën kryetar. Ata janë të rritur, mund të marrin vetë vendime. Me 18 dhjetor deklaruan se shohim nga e ardhmja, lemë pas të shkuarën, më pas shkuan tek e shkuara. Ata kanë ikur vetë dhe janë të vetëdijshëm për atë që kanë bërë”, tha Karabina.