Ballina Aktualitet ‘Berisha është njësoj si Rama për ne’, protestuesi paralajmëron PD-në: Mos tentoni...

‘Berisha është njësoj si Rama për ne’, protestuesi paralajmëron PD-në: Mos tentoni të përvetësoni protestën!

76
0

Një protestues akuzoi Partinë Demokratike se po tenton që t’i përçajnë dhe ta shesin protestën si të tyren.

Ai theksoi se demokratët duhet të heqin dorë nga kjo qasje, përndryshe do të trajtohen si Partia Socialiste. Ai theksoi se nuk kanë asgjë me partinë por me kreun e saj, Sali Berishën, teksa tha s ai është njësoj si Edi Rama.

“Kam një thirrje për PD, gjëja që kanë bërë sot ka qenë shumë e ulët. Fakti që po mundohen të përçajnë protestuesit për tu dukur sikur protesta është e atyre është shumë e gabuar. I bëj thirrje që të stepen nga kjo iniciativë se do të trajtohen edhe ata siç po trajtohet PS.

Kjo protestë është e jona. Kjo nuk është mënyra e duhur për të na mbështetur. Ne nuk kemi gjë me PD, por me Berishën. Në PD ka njerëz të mirë, por Berisha është njëjtë si Edi Rama për ne. Ne nuk duam Berishën, jo PD.”, tha ai.