Një operacion me shkallë të gjerë është zhvilluar në Itali disa ditë më parë nga Guardia di Finanza në Bergamo.
Shkatërrohet një organizatë kriminale italo-shqiptare, e dedikuar trafikut dhe shfrytëzimit për prostitucion, drogës dhe grabitjes së vilave.
Gjatë aksionit u sekuestruan armë, shuma të mëdha valute të ndara në pako, sasi të konsiderueshme droge si marihuanë, hashash dhe kokainë, si dhe një limuzinë luksoze e përdorur për transportimin e prostitutave.
Ky operacion masiv nga Guardia di Finanza e Bergamos çoi në arrestimin e krerëve të një organizate kriminale të përbërë nga individë italianë dhe shqiptarë, aktive në Lombardi dhe rajone të tjera italiane.
Policia nuk i publikoi detajet apo gjeneralitetet e tyre, por ndau pamje dhe foto të aksionit dhe sekuestrimeve të kryera, informon media italiane.
Akuzat përfshijnë trafik droge, vjedhje dhe grabitje në vila, shfrytëzim prostitucioni, zhvatje, pranim mallrash të vjedhura, falimentim mashtrues dhe posedim të paligjshëm të armëve.