Ballina Europë Nën kërcënimet e ushtarëve rusë, njëri prej të dyshuarve të arrestuar: Erdha...

Nën kërcënimet e ushtarëve rusë, njëri prej të dyshuarve të arrestuar: Erdha nga Turqia, jam paguar 5 mijë dollarë

23
0

Autoritetet ruse kanë filluar t’i arrestojnë të dyshuarit e parë të sulmit në sallën e koncerteve “Crocus City Hall”, ku mbetën të vdekur mbi 100 persona.

Në rrjetet sociale tashmë është publikuar një video e marrjes në pyetje të njërit prej të dyshuare, i cili thotë se ka shteti turk.

“Kam ardhur nga Turqia. Do të merrja 500 mijë rubla për krimin (5000 dollarë)”, dëgjohet të thotë i arrestuari.

“Më thanë të shkoja të vrisja njerëz, pa marrë parasysh çfarë lloji”, shtoi ai.

I arrestuari thotë se është kontaktuar nga ndihmësi i një kleriku islamik të cilin e ndjek në Telegram.

Mësohet se shtetasi i Taxhikistanit dyshohet se ka tentuar të fshihet në një pemë.

Ndryshe, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për vrasjet, duke pretenduar se ka sulmuar një tubim të madh të të krishterëve në Krasnogorsk në periferi të Moskës.