Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ka nxjerr publikisht vetë në pah, masakrën që është bërë me votat e emigrantëve shqiptarë. Statistikat zyrtare të KQZ-së, dëshmojnë se zarfet e emigrantëve janë mbushur në mënyrë aq të pakontrolluar, sa që numri i votave të numëruara është më i madh se i zarfeve që kanë mbërritur nga diaspora.
Në tabelën që i referohet statistikave të qarkut të Durrësit, KQZ thotë se kanë mbërritur 20 116 zarfe në total ndërkohë ne krah të kësaj shifre, paraqitet një e dhënë tjetër që thotë se janë numëruar për këtë qark 20618 vota. Pra sikur asnjë pretendim për manipulim të procesit të mos jetë i saktë, vetëm kjo e dhënë nga vetë KQZ, tregon se 500 vota janë numëruar mbi shifrën e zarfeve të mbërritura.