Fluksi në Pikën Kufitare të Muriqanit ka qenë i shtuar gjatë ditëve të fundit, si pasojë e lëvizjeve të shtetasve për festat e fundvitit dhe fillimin e vitit të ri.
Kjo pikë kufitare, që operon në bashkëpunim me Malin e Zi, ka funksionuar me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, duke zbatuar procedura të përshpejtuara për të përballuar volumin e madh të lëvizjeve.
Më 31 dhjetor 2024 janë regjistruar 5439 kalime, përfshirë 2163 hyrje dhe 3276 dalje nga Shqipëria, ndërsa më 1 janar 2025, numri i kalimeve arriti në 5556, ku 2353 ishin hyrje dhe 3203 dalje. Në total, gjatë këtyre ditëve, janë përpunuar gjithashtu mijëra automjete, duke rritur ngarkesën në këtë pikë kufitare.