Ballina Kronika Aksident në aksin Maliq-Pogardec, automjeti përplas një motor, dy persona në gjendje...

Aksident në aksin Maliq-Pogardec, automjeti përplas një motor, dy persona në gjendje të rëndë

38
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Maliq-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë. Një automjet ka përplasur një motor, në të cilin po udhëtonin dy persona, duke i lënë ata të plagosur rëndë.

Në motor ndodheshin një person dhe nëna e tij, të cilët janë transportuar urgjentisht në spital për shkak të gjendjes së tyre të rënduar shëndetësore. Gjendja e të plagosurve mbetet kritike, ndërsa autoritetet bëjnë apel për kujdes të shtuar në këtë segment rrugor.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai ka ndodhur për shkak të pakujdesisë gjatë drejtimit dhe mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.