Ballina Aktualitet Qytetarët kthehen nga juglindja, ja disa nga akset e bllokuara në Elbasan

Qytetarët kthehen nga juglindja, ja disa nga akset e bllokuara në Elbasan

35
0

Trafiku i rënduar në qytetin e Elbasanit ka shkaktuar shqetësime për shumë udhëtarë gjatë festave të fundvitit.

Rrethrrotullimi i Bradasheshit është një nga zonat më të ngarkuara, ku dhjetëra makina janë bllokuar në radhë.

Gjithashtu, ka pasur trafik të rënduar në aksin Librazhd-Mirakë dhe në aksin Elbasan-Bradashesh, një situatë që është bërë e zakonshme për këtë qytet gjatë periudhave të festave dhe sezonit veror.

Kjo ngarkesë trafiku është një problem i përsëritur, veçanërisht në fund të autostradës Tiranë-Elbasan, pranë rrethit të Bradasheshit, duke bërë që lëvizja të jetë e ngadaltë.