Ballina Sport Juventusi përgatitë 40 milionë euro për transferimin e një mbrojtësi

Juventusi përgatitë 40 milionë euro për transferimin e një mbrojtësi

30
0

Planet për të ardhmen e Juventusit kanë nisur të marrin formë, me klubin bardhezi që pritet të jetë shumë aktiv gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa ende nuk ka një vendim përfundimtar për trajnerin.

Drejtuesit e klubit po shohin me prioritet ardhjen e Antonio Contes, i cili mund të rikthehet në stolin bardhezi së bashku me trajnerin atletik Antonio Pintus. Megjithatë, gjithçka mbetet në fazën e diskutimeve.

Ende duhet pritur për të parë zhvillimet konkrete, por Juventus ka nisur të lëvizë në disa fronte, me qëllimin për të përforcuar ndjeshëm skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Sipas “SportMediaset”, një nga objektivat është Pietro Comuzzo, mbrojtësi 20-vjeçar i Fiorentinës, i cili së fundmi ka rinovuar kontratën me klubin toskan.

Fiorentina ka rinovuar me Comuzzo me synimin për ta shitur më vonë, duke përfituar nga talenti dhe potenciali i lartë i lojtarit. Ai shihet si një prej mbrojtësve më premtues në Serie A.

Juventusi është i vetëdijshëm për vlerësimin e lartë të kartonit të Comuzzos, i cili sipas mediave italian pritet t’i kushtojë bardhezinjve 40 milionë euro. Një shumë e konsiderueshme për një lojtar të ri.

Objektivi i klubit është të rigjallërojë projektin sportiv, duke shtuar cilësi dhe konkurrencë në skuadër. Lëvizje si kjo tregojnë synimin për të ndërtuar një ekip më të fortë dhe më ambicioz.