Barometri në Euronews Albania për herë të parë sjell mendimin e qytetarëve për Kombëtaren shqiptare të futbollit dhe pritshmëritë e tyre për Europianin.
Në pyetjet e para ata kanë dhënë dakordësinë e tyre për aktorët që duhet t’ju dedikohet suksesi për këtë arritje të futbollit shqiptar.
Mes kreut të Federatës Armando Duka, trajnerit të Kombëtares Silvinjo, lojës së lojtarëve aktivë në ndeshjet kualifikuese, mbështetjes së qeverisë për Kombëtaren, apo edhe fatit, qytetarët kanë shprehur mendimin e tyre.
Shumica ( 83,8 për qind ) ja dedikojnë lojtarëve, 80,4 për qind trajnerit të Kombëtares, 50,6 mendojnë që i dedikohet fatit , 50,1 për qind Armando Dukës dhe 42,2 për qind qeverisë