Ballina Aktualitet Ekzekutimi i Gëzim Sinomatit, eksperti Karamuço bën paralajmërimin e bujshëm: Kjo ngjarje...

Ekzekutimi i Gëzim Sinomatit, eksperti Karamuço bën paralajmërimin e bujshëm: Kjo ngjarje hapi kutinë e Pandorës, efektivët e dinë se priten të tjera atentate

63
0

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një studio televive foli për atentatin në Vlorë ndaj Gëzim Sinomatit, ku tha se kjo ngjarje hapi kutinë e Pandorës.

Ai thekshoi gjithashtu se Policia zbarkon duke blinduar qytetin vetëm pasi ndodh ngjarja, kur ndërkohë e dinë mirë që në Vlorë janë 5 grupe të fuqishme kriminale.

“Policia e Shtetit organizohet në mënyrë ndëshkuese. Pasi ndodh një ngjarje në territorin tonë vendosen patrulla policie, si macja me miun. Ta lenë atë detyrë ata të Policisë së Shtetit, ka njerëz të tjerë që dinë ta bëjnë më mirë”, tha eksperti.

Ai tregon se në Vlorë ka pesë grupe kriminale, për të cilët policia ka dijeni, por nuk i ka nën kontroll.

“Vlora ka 5 grupe kriminale, me probleme të mëdha në trafikim të armëve, të drogës, të qenieve njerëzore etj.. Këto i di policia, ka dokumente pafund. Këta të mbahen nën vëzhgim, policia e di që priten shumë atentate të tjera në Vlorë. Policia detyrë kryesore ka sundimin e ligjit dhe territorit në Vlorë. Policia nuk ka qenë e zonja ta ketë në kontroll. Kjo ngjarje hapi kutinë e Pandorës”, u shpreh Ervin Karamuço.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu