Ballina Aktualitet Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë...

Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin

47
0

Aktorja Egla Ceno përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar protestat kombëtare kundër qeverisë, që sot janë në ditën e tyre të 103-të.

Ceno shprehet se kush është shqiptar, e di vetë se ku duhet të jetë. Shton se të gjithë duhet të dëgjojnë instiktin dhe të zgjedhin dinjitetin.

Bën thirrje që protestuesit të jenë të bashkuar dhe të mos përçahen, deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga qeveria. “Shikoni cilësinë e ditës tuaj dhe vendosni”, shkruan aktorja.

Postimi i Egla Cenos

Nuk i them njeriu “çohu nga kafja”. Nuk i them askujt “nesër më shumë”. Kush është Shqiptar e di vet ku duhet të jetë. Mos u përçani nga disa “elementë” që shit-blihen si prostituta rruge.

Dëgjoni instiktin tuaj, nevojat tuaja. Shikoni cilësinë e ditës tuaj dhe vendosni. Dinjitet, asgjë më shumë, asgjë më pak