Ballina Sport Nasser al-Khelaifi, nën hetim në Francë për konflikt interesi

Nasser al-Khelaifi, nën hetim në Francë për konflikt interesi

50
0

Nasser Al-Khelaifi, presidenti i Paris Saint-Germain, po hetohet në Francë nën dyshimin për konflikt interesi.

Hetimi paraprak lidhet me rolin e tij të dyfishtë në krye të klubit fitues të Ligës së Kampionëve dhe të “beIN Media Group”, si dhe përfshin një takim mbi të drejtat e transmetimit me përfaqësuesit e ligës franceze të futbollit në korrik të vitit 2024; këtë e bëri të ditur prokuroria, duke konfirmuar një raportim të gazetës sportive “L’Equipe”.

Takimi u zhvillua një ditë pasi beIN Sports bëri një ofertë prej 100 milionë eurosh (115 milionë dollarë) për të drejtat e transmetimit të një ndeshjeje në javë të Ligue 1.

Më vonë, liga profesioniste e futbollit të Francës e pranoi ofertën e beIN.