Ballina Rajoni 100% vdekjet në intubim gjatë pandemisë së CoVid-19, nis hetimi për spitalin...

100% vdekjet në intubim gjatë pandemisë së CoVid-19, nis hetimi për spitalin e Agrinjos në Greqi

31
0

Mediat në Greqi raportojnë se prokuoria e Agrinjos ka hapur një hetim dhe ka ngritur akuza ndaj dy mjekëve dhe pjesëtarëve të administratës të një spitali në Agrinjo për shkak se gjatë pandemisë së CoVid-19 në këtë spital vdiqën të 41 pacientët që iu nënshtruan intubimit.

Akuza është pasuruar edhe me pretendime të gjashtë të afërmve të të tri prej viktimave. Në vitin 2021, kur nisi hetimi për numrin e vdekjeve, administrate dhe autoritetet deklaruan se virusi ishte i ri dhe u ndoqën protokollet e OBSh-së.

Dyshimet janë se spitali ishte me staf të paplotësuar dhe futja në intubim pa stafin e kualifikuar çoi në vdekje të pashmangshme të pacientëve çka përfaqëson një kapitull ende të pasqaruar mirë për përgjegjësitë e autoriteteve të shëndetit publik për menaxhimin profesional të pandemisë.