Ballina Europë Francë/ Moti i keq godet juglindjen, tre viktima nga shirat e rrëmbyeshëm

Francë/ Moti i keq godet juglindjen, tre viktima nga shirat e rrëmbyeshëm

24
0

Moti i keq ka përfshirë juglindjen e Francës, ku shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar të paktën tre viktima, duke gjeneruar situata të rënda emergjence.

Kryebashkiaku i qytetit të Lavandou, Gilles Bernardi, tha se reshjet kanë qenë të jashtëzakonshme dhe kanë sjellë dëme të mëdha në infrastrukturë dhe jetën e përditshme të qytetarëve.

“Ishte një fenomen vërtet i dhunshëm, i pabesueshëm, i pakuptueshëm,” – u shpreh Bernardi për mediat.