Disa trazira shpërthyen të martën në mëngjes në burgjet e Korfuzit, kur të burgosurit refuzuan të hynin në qelitë e tyre.
Ata madje i vunë flakën dyshekëve, por zjarri u shua pas një kohe të shkurtër falë ndërhyrjes së zjarrfikësve.
Grupet e të burgosurve georgjianë dhe shqiptarë, që po mbaheshin në qelitë A dhe Z, ishin ata që nisën incidentet. Sipas informacioneve, ata protestuan për kontrollin e kryer disa ditë më parë në qelitë e tyre, gjatë të cilit u gjetën telefona celularë.
Në burgun e Korfuzit për të hetuar dhe zbardhur ngjarjen ndodhen drejtori i policisë së ishullit dhe dy negociatorë.