Ballina Kronika Detaje nga operacioni antidrogë, Mara: Qarkullonin 5 mln euro nga Italia në...

Detaje nga operacioni antidrogë, Mara: Qarkullonin 5 mln euro nga Italia në Shqipëri! U sekuestruan 3 restorante dhe një televizion

19
0

Prokurori Vladimir Mara ka dhënë detaje lidhur me ecurinë e hetimit nga operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti të strukturuar kriminal të trafikut të drogës mes Italisë dhe Shqipërisë.

Ai sqaron se gjatë këtij hetimi janë përfituar të dhëna nga platforma Sky ECC për organizimin e grupit të strukturuar kriminal.

Mara shton se ky aktivitet kriminal ka filluar në Shqipëri, më pas në të gjithë territorin e Italisë si dhe janë përfshirë disa vende të Bashkimit Evropian. Ai thekson se Prokuroria e Barit ka arritur të dokumentojë 30 episode të qarkullimit të parave nga Italia në Shqipëri.

“Është zhvilluar këtë të mërkurë operacioni nga autoritetet italiane në Bari, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet shqiptare të drejtësisë dhe rendit. Nga ky hetim i përbashkët mes Antimafias së Barit, janë kryer hetime paralele në Itali dhe Shqipëri, janë shkëmbyer të dhëna në mënyrë të menjëhershme, ku është realizuar sekuestrimi në disa episode të lëndëve narkotike në shtetin italian.

Nga ana e autoriteve italiane, janë adminsitruar të dhënat të platformës Sky ECC, ku kanë paraqitur para hetimit një panoramë të qartë të organizimit të grupit të strukturuar kriminal.

Nga këto të dhëna, kemi arritur të rindërtojmë dhe dokumentojmë gjithë shtrirjen e aktivitetit kriminal që fillonte në Shqipëri, në zonën e Puglia-s në Itali, më pas në gjithë territorin italian. Në vijim është shtrirë në disa vende të BE-së si Gjermani, Belgjikë, Holandë dhe Amerikën e Jugut.

E reja në këtë hetim është se krahas të dhënave të përfituara nga përgjimet telefonike, janë përdorur edhe të dhënat e përfituara nga platformat e inkriptuara. Gjithsej janë sekuestruar 30 episode të trafikimit të lëndëve narkotike në Itali, dhe më pas 10 episode të tjera në Shqipëri, në Holandë dhe disa vende të tjera të BE-së.

Është dokumentuar i gjithë cikli i lëvizjës së lëndëve narkotike nga vendet e origjinës në drejtim të Shqipërisë. Së dyti, falë analizës nga hetuesit e prokurorëve të Barit është arritur të konkludohet lidhur me të gjitha të ardhurat kriminale nga ky aktivitet dhe janë dokumentuar mbi 30 episode të qarkullimit të parave nga Italia në drejtim të Shqipërisë, në një vlerë prej afro 5 milion euro”, tha Vladimir Mara.

Nga ana tjetër Mara tha se janë sekuestruar tre restorante në Durrës, një bar-kafe, një televizion në Vlorë.

“Kemi ekzekutuar 52 urdhër-arreste dhe janë hetuar 42 masa sigurie dhe janë evidentuar vepra korruptive në institucionet e Shqipërisë, për zyrtarë shtetërorë dhe për një avokat. Sot janë ekzekutuar vendimet e gjykatës. Janë sekuestruar tre restorante në Durrës, një bar-kafe, 6 shoqëri tregtare dhe një televizion në qytetin e Vlorës. Gjatë këtij hetimi më parë janë sekuestruar 3 milionë euro në cash, të cilat edhe këto i janë nënshtruar këtij hetimi penal”, – tha Mara.