Një 25-vjeçar ka rënë në pranga nga efektivët e policisë në Palasë.
R.M., 25 vjeç, rezulton se është banues në Tiranë, teksa sipas informacioneve ai lëvizte i armatosur.
Pas një kontrolli nga blutë e Vlorës, në mjetin e tij u gjet 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër.
Ndërkohë që pas hetimeve u ushtrua kontroll edhe në banesën e tij në Tiranë, ku u gjet një tjetër armë zjarri pistoletë dhe një krehër.
2 armët e zjarrit pistoleta dhe 2 krehrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e tij tip “Benz” dhe 1 celular.
Teksa 25-vjeçari është arrestuar, materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i policisë:
Angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i posedojnë ato.
Finalizohet nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, operacioni policor i koduar “Strike 18”.
Qarkullonte i armatosur, me automjet, dhe posedonte një armë tjetër, në banesë, kapet në flagrancë në Palasë dhe vihet në pranga 25-vjeçari.
Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, 2 krehra, 1 automjet dhe 1 celular.
Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se një shtetas posedonte armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 18”, në kuadër të të cilit u bë kapja në fshatin Palasë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– R. M., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër. Në vijim të kontrolleve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e DVP Tiranë, në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një tjetër armë zjarri pistoletë dhe një krehër.
2 armët e zjarrit pistoleta dhe 2 krehrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e tij tip “Benz” dhe 1 celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.