Një helikopter u rrëzua në Himalaje, në shtetin indian të Uttarakhand, duke vrarë gjashtë persona, pilotin dhe pesë pasagjerë.
Mediat e huaja e konfirmojnë numrin e viktiamve duke cituar një përfaqësues të autoritetit shtetëror të aviacionit civil.
Helikopteri po udhëtonte nga Badrinath, një vendpushim malor i njohur në mesin e banorëve indianë, drejt qytetit të Dehradun.
Autoriteti i Zhvillimit të Aviacionit Civil të Uttarakhand tha se kontakti me avionin humbi ndërsa ai po fluturonte mbi luginën Joshimath.
Pas rrëzimit, e gjithë flota e operatorit Trans Bharat Aviation pezulloi fluturimet.







