Ballina Aktualitet Avokati i arrestuar në operacionin ‘Ura’/ Kërkesa nga salla e gjyqit: Jam...

Avokati i arrestuar në operacionin ‘Ura’/ Kërkesa nga salla e gjyqit: Jam i rënduar psikologjikisht, dua të jem pranë familjes

0
81

Avokati dhe ish-sekretari i Këshillit Bashkiak Durrës, Armand Tragaj ishte një prej personave të arrestuar gjatë megaoperacionit “Ura”. Kjo pasi SPAK dyshon se Tragaj ka kryer veprën penale të ndikimit të paligjshëm në 4 episode.

Dyshohet se avokati Tragaj të ketë qenë edhe përdorues i aplikacionit SKY ECC.

Në deklarimet e tij për këtë çështje, në sallën e gjyqit të zhvilluar sot në GJKKO, mësohet se Tragaj i ka shprehur gjykatës kërkesë për masë më të butë sigurie.

“Jam i rënduar psikologjikisht dhe vazhdimi i kësaj mase do të rëndojë situatat e mia familjare, ku unë kam me babain të sëmurë, dhe njerkën e paralizuar, vëllain në psikiatri dhe bashkëshorten me femijë të mitur. Për këtë fakt u kërkoj të jem pranë familjes”,-ka thënë Tragaj