Ballina Aktualitet Helmimi i fëmijëve në kopsht! Reagon Drejtoresha e Spitalit të Gramshit

Helmimi i fëmijëve në kopsht! Reagon Drejtoresha e Spitalit të Gramshit

30
0

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit, Greta Lena, ka reaguar lidhur me rastin me fëmijët e helmuar të një kopshti në Gramsh, që dyshohet se kanë konsumuar ushqim me salmonelë.

Drejtoresha e spitalit bën me dije se në spital janë paraqitur 3 fëmijë në total, njëri me simptoma më të rënda dhe dy të tjerë me simptoma të lehta.

Paraprakisht dyshohet se helmimi ka ardhur nga ushqimi që fëmijët kanë konsumuar në kopshtin shtetëror.

Në lidhje me ngjarjen Drejtoresha e Spitalit të Gramshit, Greta Lena bën me dije se në spital janë paraqitur disa fëmijë me probleme shëndetësore, por situata është nën kontroll.

Në spital thotë ajo janë paraqitur vetëm disa fëmijë, një rast me simptoma më të rënda dhe 2 të tjerë më lehtë. Sakaq kopshti që ata frekuentojnë i është nënshtruar dezinfektimit.

“Fillimisht në urgjencë është paraqitur një fëmijë me simptoma më të rënda me temperaturë të lartë, diarre dhe të vjella. E referuam për ekzaminime te higjiena dhe analizat konfirmuan prezencë të bakterit salmonelë.

Më pas në spital mbërritën edhe dy fëmijë të tjerë me simptoma më të lehta frekuentues të kopshtit, ku analizat laboratorike konfirmuan sërish prezencë salmonele.

U krye menjëherë dezinfektimi i ambjenteve të kopshtit dhe në vijim të paktën në spital nuk janë paraqitur më raste fëmijësh me simptoma”– thotë drejtoresha e Spitalit të Gramshit, Greta Lena.