Granit Xhaka është nominuar për çmimin e “Lojtarit zvicran të Viti” për vitin 2023.
Federata Zvicerane e Futbollit dhe Liga Zviceriane e Futbollit do të shpallin çmimet e tyre vjetore për 2023 të hënën, më 15 janar.
Granit Xhaka është nominuar për çmimin “Lojtari i Vitit” për meshkuj pjesërisht për shkak të formës së tij me “Gunners” në gjysmën e parë të 2023 dhe formës fantastike me Leverkusenin.
Skuadra gjermane është në krye të Bundesligës dhe i pamposhtur, dhe ata kanë fituar çdo ndeshje në Ligën Europa dhe Kupën e Gjermanisë.
Xhaka është edhe kapiten i kombëtares zvicrane, i cili i ka çuar në kualifikim për në “Euro 2024”.
Një fitore do të ishte e treta e Xhakës, pasi më parë ishte shpallur “Lojtari i Vitit” në 2017 dhe 2022.