Ballina Sport Dinamo e pafat në Riga, një supergol vendos sfidën

Dinamo e pafat në Riga, një supergol vendos sfidën

55
0

Skuadra e Dinamos së Tiranës përkundër lojës së mirë, nuk doli me rezultat të favorshëm nga përballja në Riga.

Auda nga Letonia ka triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Dinamos së trajnerit Ilir Daja, në ndeshjen e rrethit të tretë të kualifikimeve në Conference League në futboll.

Në minutën e 10-të, Dinamo ishte pranë golit. Portieri i Audas ndal goditjen e Qardakut.

Në minutën e 27-të, portieri Teqja shpëtoi portën e Dinamons.

Në minutën e 68-të, shënohet supergol. Diedu nuk e la topin të bjerë as në tokë, godet me të parën duke shënuar këndin e poshtëm të majtë, 1:0.

Dinamo mbetet pa një lojtar në fushë nga minuta e 71-të, kartoni i dytë i verdhë për Përndrecën.

Dinamo e pafat në finish, pati dy mundësi të mira por të parealizuara.

Dinamon e pret sprovë e vështirë në ballafaqimin e kthimit, ku synon të hyjë në play-off..