Ballina Sport Gjashtë arsye përse Barcelona beson te suksesi ndaj Realit në finalen e...

Gjashtë arsye përse Barcelona beson te suksesi ndaj Realit në finalen e Superkupës

52
0

Pas disa ndeshjeve në të cilat loja e Barçës kishte ngritur dyshime, skuadra e Ksavit bëri një paraqitje shumë serioze kundër Osasunës dhe fitoi vendin e saj në finalen e Superkupës.

Katalanasit nuk ishin të shkëlqyer, por pozitive për ekipin e Ksavit ishte se ajo rikuperoi efektivitetin që dukej se kishte humbur prej kohësh. Për gazetën “Mundo Deportivo” janë një sërë arsyesh që Barça mund të arrijë te suksesi në finalen e së dielës kundër Realit.

PEDRI PËR FINALEN – Pak ditë më parë nuk ishte e qartë nëse mesfushori mund të ishte në dispozicion të Ksavit për Superkupën. Pedri u aktivizua ndaj Osasunës duke nisur nga minuta e 61-të dhe u pa i rikuperuar plotësisht. Me të në fushë loja u përmirësua në rrjedhshmëri sulmuese. Kontributi i tij kundër Realit, qoftë në fillim apo nga stoli është një lajm i shkëlqyer për Barçën.

KTHEHET LEVA – Lajmi tjetër i mirë është kthimi te goli i sulmuesit polak, diçka që dukej se e kishte harruar. Goli kundër Osasunës duhet t’i kthejë atij besimin që është çelësi për një sulmues.

GYNDOAN, MBRETI I ASISTEVE – Mesfushori gjerman dha asistin e shtatë të sezonit në gjysmëfinale kundër Osasunës dhe është vetëm një asist larg rekordit të vet personal (8, në sezonin 2018-2019 me Mançester Sitin). Lojtari gjerman mori pjesë aktive në lojë: dha asist, rikuperoi topa, goditi nga të dyja anët…

DE JONGU MË I MIRË – Mesfushori holandez u shpall më i miri i ndeshjes. Pa shumë bujë, Frenkie është kthyer sërish në një lojtar kyç për Barcelonën, pikërisht atëherë kur katalanasit kishin më shumë nevojë.

KAPITENI – Ai nuk është titullar, por kur Ksavi ka pasur nevojë ka bërë një hap përpara dhe ka qenë një vlerë e shtuar. Lojtar i gjithanshëm i kësaj Barçe.

LAMINE JAMAL – Edhe i riu duket se ka kapur përsëri ritmin e humbur. Me Kanselon e Rafinjën jashtë mund të jetë shansi i tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu