Ballina Sport Egnatia nuk “zhgënjen” dhe fiton kundrejt Partizanit

Egnatia nuk “zhgënjen” dhe fiton kundrejt Partizanit

77
0

Në ndeshjen përmbyllëse të javës së pestë në Abissnet Superiore, Egnatia mundi 2:1 Partizanin.

Sfida në Rrogozhinë u zhbllokua në minutën e 31-të, ku Karim Loukili shënoi me një goditje të bukur nga jashtë zonës së rreptësisë.

Në fund të pjesës së parë, Egnatia gjen edhe golin e dytë me Montenegro, por që anullohet për faull gjatë aksionit. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për rrogozhinasit.

Pjesa e dytë ishte shumë herë më e bukur se e para. Në minutën e 71-të, Alessandro Albanese tregon gjithë klasin e tij duke gjetur golin me një goditje perfekte në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas kombinimit të përkryer me Daniel Adjessa.

Në minutën e 73-të, Partizani rihap takimit, pas golit të shënuar nga Valentino Murataj. Tjetër gol nga distanca, por që topi përfundoi në rrjetë këtë herë, falë edhe devijimit të Eljon Sotës.

Në minutat e fundit, rrogozhinasit gjetën sërish golin, me Ildi Grudën, por që u anullua për pozicion jashtë loje. Rezultati final 2-1 për rrogozhinasit. Pas kësaj fitoreje, Egnatia ngjitet në vendin e dytë me 12 pikë, njësoj sa Dinamo e vendit të tretë. Një pikë më pak se Teuta kryesuese. Partizani mbetet në vendin e shtatë me 4 pikë.