Ballina Kronika Trafik kokaine me diplomatë, Visi i Pojës: Në Peru e krym, shkon...

Trafik kokaine me diplomatë, Visi i Pojës: Në Peru e krym, shkon diplomati në Guatemala? SPAK: Plani u dështoi

0
269

Për anëtaret e grupit kriminal pjesë e dosjes “Ura”, futja në punë e fantazisë për metoda të trafikimit të kokainës dhe qarkullimit të parave nga trafiku i drogës, ishte një temë kryesore në bisedat mes tyre në SKY ECC.

Në dosjen shqiptare të megaoperacionit “Ura”,  nga bisedat krijohet dyshimi se për të sjellë kokainë nga Peruja janë përdorur edhe pasaportat dipomatike.

Në faqen 104 të dosjes gjatë zbërthimit të një komunikimi ku personazh qendror në bisedë është vetë Elvis Doçi, njohur si “Visi i Pojës”, i cili thotë që droga do të shkonte me valixhe diplomatësh.

ELVIS DOÇI: Po ne Brasil mund të marim gjona?..Se po më thotë i shok që ka variant me diplomat, me valixhe…ok…ok, më mirë… do vish të shtunën në Durrës?… Po më thot kusho që i ke shkrujt…unë jam V që po flasim. A flasim dot me atë shokun në Peru… Kam nji shok që ka nga k’ta diplomat të huaj…me ja dhon nja 20 copë në Lima…Po,ato janë diplomat dhe shkojë për arsye pune në ato data… k’to janë vendet  që  do shkojnë dhe datat se janë katër të ndryshëm.

Biseda shkon edhe më tej mes Elvis Doçit dhe një përdoruesi të paidentifikaur të SKY ECC, kur ‘Visi i Pojës’ thotë se tashmë në Peru u kry.