Ballina Sociale Motori ambulancë, shërbimi i ri i urgjencës, për 7 minuta në vendngjarje

Motori ambulancë, shërbimi i ri i urgjencës, për 7 minuta në vendngjarje

38
0

Edhe pasi u diplomua për mjekësi, nuk e kishte menduar ndonjëherë marrjen e patentës për drejtimin e motorit. Tashmë që Dajlinda Dihajt po i besohet motoambulanca, shërbimi më i ri i Urgjencës Kombëtare, ku punon prej disa vitesh, ajo thotë se tani ka prioritet mësimin e motorit.

Me këtë mjet, me funksion tëri për vendin tonë, ajo dhe kolegët e saj synojnë të japin ndihmën e shpejte brenda 7 minutave nga marrja e thirrjes. Motoambulancat janë modeli më i ri i shërbimit të Urgjencës Kombëtare.

Ato do të jenë të parat që do të shkojnë në vendngjarje sidomos në rastet ku ambulanca ka vështirësi për të hyrë. Ashtu si në Itali dhe në  shtete të tjera ku aplikohet ky shërbim i urgjencës, motoambulanca do të do të drejtohet nga mjeku ose infermieri.

Të dy së bashku do të japin ndihmën e parë në çdo thirrje që për urgjencën konsiderohet kod i kuq apo rast i rëndë.

Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare na tregon se çfarë pajisjesh përmban motori ambulancë për të dhënë ndihmën e parë  në rrugë apo banesë. Katër janë motoambulancat e para të stacionuara pranë Urgjencës Kombëtare.

Ky shërbim do të përdoret kryesisht në Tiranë, ndërsa në periudhën e verës mund të zhvendosët në zonat bregdetare për shkak të fluksit të pushuesve dhe urgjencave.