Ballina Aktualitet “Mbi 100 mijë nxënës përfituan nga programi i depistimit të shikimit”, Rama:...

“Mbi 100 mijë nxënës përfituan nga programi i depistimit të shikimit”, Rama: Mbështetja financiare edhe në 2024

69
0

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se mbi 107 mijë fëmijë kanë përfituar nga programi i depistimit të shikimit në shkolla.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka thënë se rreth 12, 974 nxënës janë referuar për vizitë tek mjeku specialist për ndjekjen e problematikave të shfaqura.

Sakaq, Rama ka theksuar se do të vijojnë edhe gjatë vitit 2024 mbështetjen financiare për Programin e Depistimit të Shikimit për nxënësit në shkolla.

“Mbi 107 mijë fëmijë kanë përfituar nga programi i depistimit të shikimit në shkolla.

Rreth 12, 974 nxënës janë referuar për vizitë tek mjeku specialist për ndjekjen e problematikave të shfaqura.

Me politikat e orientuara drejt parandalimit, vijojmë edhe gjatë vitit 2024 mbështetjen financiare për Programin e Depistimit të Shikimit për nxënësit në shkolla”, ka shkruar Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu