Ballina Aktualitet Molotovë drejt Kryeministrisë, përshkallëzohet protesta e studentëve pas marshimit nga Ministria e...

Molotovë drejt Kryeministrisë, përshkallëzohet protesta e studentëve pas marshimit nga Ministria e Arsimit

45
0

Përpara Kryeministrisë, ku studentët dhe qytetarët e tjerë kanë zhvendosur protestën, kanë nisur tensionet e para.

Të rinjtë kanë qëlluar drejt godinës me molotovë.Të rinjtë marshuan drejt Kryeministrisë pasi qëndruan për disa orë përpara godinës së ministrisë së Arsimit tek rruga e Durrësit.

Ata shprehen të vendosur në kërkesën e tyre ndaj kryeministrit Edi Rama për të dhënë dorëheqjen nga posti. Por të rinjtë kanë artikuluar thirrje edhe ndaj Partisë Demokratike dhe klasës politike në tërësi.