Ballina Sport Partizani shkëlqen sërish në transfertë, triumfon ndaj Laçit

Partizani shkëlqen sërish në transfertë, triumfon ndaj Laçit

42
0

Pas Teutës, Partizani mposht edhe Laçin duke gjetur tri pikët e radhës në kampionat, të cilat e largojnë për momentin nga vendi i fundit në klasifikim.

Heroi i ndeshjes ishte Sebastjan Spahiu, i cili shënoi golin e vetëm të të gjithë duelit në të 19’.

27-vjeçari shënoi nga pika e bardhë dhe “festoi” duke i kërkuar falje ish-tifozëve të tij. Përpara se të transferohej në Rrogozhinë ai ka veshur ngjyrat e Laçit në sezonit 2023-2024, aty ku edhe karriera e tij fitoi tjetër peshë.

Tri pikët ishin jetike për Partizanin pasi tashmë ka lënë vendin e fundit në klasifikim me dhjetë pikët e grumbulluara, një më shumë se Vllaznia, e cila luan ndeshjen e saj sot pasdite. Në pozita të vështira zbret Laçi me 11 pikë falë të cilave mban vendin e tetë.