Protestuesit janë larguar nga ministria e Arsimit dhe kanë nisur të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.
Teksa ecin nëpër rrugën e Durrësit, ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, arrestimin e tij dhe vënien para drejtësisë. Nuk mungojnë as thirrjet kundër Partisë Demokratike.
“Dorëheqje”, “Arrestoni Ramën”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Nuk na përfaqësoni”, “Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite”, janë disa nga thirrjet e studentëve dhe qytetarëve që kanë dalë në mbështetje të tyre në revoltën kundër qeverisë Rama.
Protesta para ministrisë u shoqërua me tensione mes të rinjve dhe policisë, ndërsa kjo e fundit i shënjestroi disa herë me ujë me presion.
Të rinjtë kanë refuzuar dialogun e kryeministrit, ndërsa theksojnë se kërkesë e tyre për dorëheqjen e tij mbetet e panegociueshme.







