Ballina Kronika Afera ‘CEZ-DIA’, gazetari: SPAK ka dëshminë e ish-drejtorit ekzekutiv të DIA-s, që...

Afera ‘CEZ-DIA’, gazetari: SPAK ka dëshminë e ish-drejtorit ekzekutiv të DIA-s, që tregon skemën korruptivë që ndërtoi Ilir Meta

36
0

Gazetari Adriatik Doçi ishte i ftuar këtë të premte në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report TV, ku i pasqyroi publikut disa prej provave më “ulëritëse” në çështjen “CEZ-DIA” që tregojnë qartazi se Ilir Meta, tashmë i pandehur nga SPAK, ishte arkitekti dhe përfituesi kryesor i kësaj afere.

“Hetimi i SPAK ka goditur dh endërprerë një metastazë, një ng ametastazat më të rrezikshme të korrupsionit në politikën dhe piramidën e shtetit shqiptar. Dosja është e kopsitur me fakte dhe prova, me dëshmi, me ndjekjen rrugës së parave, me sistemin TIMS, me fatura hotelesh dhe lidhjesh telefonike. Pra janë një tërësi provash e dëshmish që faktojnë korrupsionin e çiftit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi”,- theksoi Doçi.

Sipas Doçit, krahas disa provave të pakundërshtueshme, në dosjen “CEZ-DIA” veçohen si më të thelbësoret 3 dëshmi që kanë ndihmuar SPAK-un në hetime. Një prej tyre është e Elvis Matajt, dikur drejtor ekzekutiv i DIA-s dhe më herët eksponent i lartë i Lëvizjës Socialiste për Integrim (sot Partia e Lirisë).

“Bëhet fjalë për 3 dëshmi kyçe që kanë ndihmuar SPAK-un për të zbërthyer një nga episode kryesore të korrupsionit të Ilir Metës që kanë të bëjnë me çështjen CEZ-DIA. Dëshmia më e rëndësishme e SPAK-ut që i është servirur përmes një audio-regjistrimi nga një kolegu jonë gazetar është e Elvis Matajt, i cili ka qenë drejtor ekzekutiv i kompanisë DIA që mblidhte borxhin e keq të CEZ-it, ku vetëm kalonin paratë, dhe Elvis Mataj ka qenë kryetar i LRI-së në vitin 2005 dhe një nga njerëzit më të besuar të Ilir Metës.

Është një dëshmi që Elvis Mataj, i kërcënuar përjetë nga Ilir Meta se I kishte dalë jashtë kontrollit, sepse po ta shikosh te dosja e SPAK-ut të gjithë baskëpunëtorët e tjerë kanë gënjyer, Edmond Haxhinasto, Monika Kryemadhi, Pirro Xhixho, Kastriot Ismailaj që ka bërë dhe burgun. Kastriot Ismailaj gënjen vazhdimisht në SPAK duke mbrojtur albinë e Metës. Ndërkohë Elvis Mataj që ishte drejtor ekzekutiv i DIA-s (Kastriot Ismaili ishte pronari formal në letra) ka rrëfyer të gjithë prapaskenën dhe ndjekjen e rrugës së parave, kërkesat që i bënte Meta, udhëzimet që u jepte Meta këtyre të dyve, sepse Kastriot Ismailaj dhe Elvis Mataj, ishin njerëzit kryesor të Ilir Metës për të bërë këtë punë. Konkretisht është në 4 gusht të 2010, pasi Meta kishte hyre në qeveri me Sali Berishën, Kastriot Ismailaj dhe Elvis Mataj themelojnë kompaninë DIA në një parajsë fiskale dhe e regjistrojnë formalisht dhe në Shqipëri.

Më 1 shtator mblidhet gjoja bordi i CEZ-it, ku Meta më vonë futi edhe Kastriot Ismailajn te bordi i CEZ-it, mblidhet dhe për të firmosur marrëveshjen për mbledhjen e borxheve me kompaninë DIA. Atë ditë nuk firmoset asnjë lloj marrëveshje sepse nuk kishte marrëveshje, gjithmonë i referohem dosjes së SPAK-ut me prova dhe fakte, dhe po atë ditë kalojnë menjëherë 1 milion euro nga llogaria e CEZ-it te llogaria e kompanisë DIA. Më vonë kalojnë dhe 500 mijë euro, dhe të tjera që kapin vlerën 6.5 milionë euro.

Nuk kishte asnjë lloj dokumentacioni, ishte e gjitha fiktive skema, thjeshtë do të kalonin nga CEZ-I që ua merrte shqiptarëve përmes uljes së çmimit të energjisë dhe manovrave të tjera, mblidhte paratë dhe i kalonte te DIA. Kastriot Ismailaj përmes kompanisë DIA menjëherë kontraktonte kompani të tjera, pas të cilave qëndronin zyrtarë hd ebaskëpunëtorë të ngishtë të Ilir Metës dhe kalonin para nga CEZ-i te DIA dha shpërndaheshin në kompani të tjera pa bërë asnjë lloj pune, vetëm merreshin lekët dhe futeshin në xhep”,- tha gazetari.