Forcat speciale RENEA dhe Operacionale kanë zhvilluar sot një operacion të befasishëm në zonat e Dobraçit dhe Fushë Kuqes.
Sakaq janë zbardhur emrat e dy personave të arrestuar.
Bëhet fjalë për shtetasit Fred Xixha dhe Ervin Merlika.
Elvin Mërlika pjesë e grupit të Vis Martinajt, i kërkuar nga Operacioni ‘Plumbi i Artë’ është arrestuar në Fushë Kuqe pas një operacioni nga Operacionalja.
Ai akuzohet si pjesëmarrës në planin për eliminimin e Indrit Dokles sipas porosisë së Ervis Martinajt.
SPAK aksion në lagjet e të “FORTËVE”, dy të arrestuar në Dobraç dhe Fushë Kuqe!
Ndërkohë në pranga ka rënë edhe Fred Xhixha, bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Vis Martinajt.







