Ballina Sport Finalja e ëndrrave në Mynih!

Finalja e ëndrrave në Mynih!

26
0

Të shtunën, në orën 21:00, sytë e të gjithë botës së futbollit dhe jo vetëm, do të jenë të drejtuara nga “Munchen Football Arena” për mbrëmjen më të rëndësishme të futbollit të klubeve në botë, që ul siparin e sezonit më spektakolar dhe mbresëlënës të LIGËS SË KAMPIONËVE.

Është koha e finales së madhe, është koha e madhështisë absolute.

Kjo është skena e betejës supreme të futbollit evropian.



2 gjigantë, 1 trofe, 1 mbrëmje përjetësie. PSG, nën drejtimin e Luis Enrique kërkon trofeun e parë në histori, ndërkohë që INTER i Simone Inzaghi kërkon të rikthejë në Itali pas 15 vjetësh lavdinë evropiane.

Por kjo finale është shumë më tepër se një ndeshje futbolli, është festa më e madhe sportive për të gjithë tifozët.



Dhe e tillë do të jetë nëTring dhe Vizion Plus. Me një transmetim të drejtpërdrejtë që do të nisë në orën 20:00 nga Studio Champions, për të shkuar Live në Mynih, fillimisht me Kick-Off Shoë, që këtë vit ngjit në skenë Linkin Park, më pas, me Hans Zuna dhe Lorik Cana për të përjetuar të plotë atmosferën dhe emocionet e prag ndeshjes, për të vijuar me super ndeshjen e shumëpritur, ceremoninë e shpalljes së kampionit të ri të Evropës, e më pas sërish me lidhje direkte nga fusha e blertë, tanimë për të përftuar 360 gradë nga vetë protagonistët gjithçka që ndodhi.



E gjithë kjo magji do të përcillet drejtpërdrejt edhe në“Arena Center”, në një event masiv të organizuar enkas për të gjithë tifozët nga Vizion Plus dhe Tring, nën moton “sporti bashkon zemra”, ndaj atje do të bëhen bashkë zemrat që rrahin me ritmin e 90 minutave vendimtare, që njëlloj si qindra milionë tifozët në mbarë botën, do të përjetojnë të pastër të gjithë adrenalinën dhe emocionet.

Ç’t’ju themi? FINALJA e së shtunës mbrëma do të jetë ELEKTRIZUESE.

CHAMPIONS LEAGUE jo më kot është “futbolli në nivelin më të lartë”. Dhe për të gjithë tifozët shqiptarë, tanimë prej më shumë se 1 dekade, e sjell ekskluzivisht vetëm TRING, platforma sportive më e madhe në vend.

Zgjidh Tring, shih Finalen!