Ballina Kronika Makina i merr jetën 92-vjeçarit te dera e shtëpisë, arrestohet shoferi 18-vjeçar

Makina i merr jetën 92-vjeçarit te dera e shtëpisë, arrestohet shoferi 18-vjeçar

64
0

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor nacional “Pushimi i Shoferit” Divjakë. Një automjet tip Benz, me targa AB 270 PC, i drejtuar nga K.Xh., 18 vjeç, ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Viktima, Ruhi Kurteshi, 92 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, po kalonte rrugën përballë banesës së tij, kur është goditur nga automjeti në lëvizje. Përplasja ka qenë fatale dhe i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.