Ballina Sport Luis Enrique i sinqertë: Mbappe i pazëvendësueshëm, por tani do punojmë si...

Luis Enrique i sinqertë: Mbappe i pazëvendësueshëm, por tani do punojmë si ekip

17
0

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka folur pas fitores së Kupës së Francës, duke u ndalur edhe tek lamtumira e Mbappes.

“Askush nuk mund ta zëvendësojë Mbappen, vetëm një ekip me ambicie mund ta bëjë këtë. Do duhen ndoshta katër, pesë apo gjashtë lojtarë të kombinuar, që mund të vijnë për vitin e ardhshëm. Pa Kylian ne do të përpiqemi të japim më shumë si ekip. Do të jetë një sfidë për të gjithë lojtarët që do të vijnë këtu. Ne duam të shkruajmë histori dhe të fitojmë Champions. Nuk e di se kur do ta fitojmë, por do ta fitojmë”.

Më shumë për Mbappé: “Kam pasur mundësinë të stërvit Kylian këtë sezon. Ishte një sezon i vështirë për të. Pas shtatë vitesh dhe kaq shumë suksesesh, është shumë e vështirë të thuash lamtumirë. Ai ishte gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar ekipin e tij. Sonte ishte qershia mbi tortë edhe pse nuk shënoi. Por ai ishte i pranishëm në të gjitha aksionet. Ai është një lojtar ndryshe”- tha ai.