Ballina Politika “Nuk njohim rezultatin, PD është si interi”/ Plas gallata dhe ironia në...

“Nuk njohim rezultatin, PD është si interi”/ Plas gallata dhe ironia në rrjet me Sali Berishën dhe Jozefina Topallin!!

76
0

Interi nuk humbi vetëm finalen e dytë në tre vite të Champions League, por mori gjithashtu edhe humbjen e dytë më të thellë të historisë së këtij kompeticioni (5-0).

Dhe sapo ka përfunduar takimi me festën e francezëve të Paris Saint Germain në fushën e stadiumit të Mynihut në Gjermani, pas nuk kanë mbetur edhe tifozët shqiptarë, kryesisht ata antiinteristë që ‘ngushëlluan’ rivalët.

Madje nuk mund të mungonte edhe kanotacioni politik, duke hequr paralele me fitoren e zgjedhjeve të 11 majit nga PS me 83 mandate kundrejt 50 të PD dhe me reagimet e PD-së dhe kreut të saj Sali berisha, që është shprehur se nuk e njeh rezultatin, duke e quajtur “farsë elektorale”.

Në rrjet ka plasur ironia me foto, e një prej tyre është kjo që shihni më sipër: Sali Berisha me fanelën e Interit dhe që deklaron mosnjohjen e rezultatit të thellë 5-0!

Por pati edhe nga ata që ironizonin Jozefina Topallin, e rikthyer në Parlament pas një mungese të gjatë si deputete, drejtuese e diasporës për PD.

Kur Interi kaloi në finale pasi mundi Barcelonën, pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit (më 7 maj), ajo shprehej se “PD është si Interi”.

Tifozët gjetën momentin pikant për të bërë meme edhe me të pas humbjes së dyfishtë, duke ironizuar: PD është si Interi!

Pra të dyja humbëse të garës finale, njëra në futboll dhe tjetra në zgjedhje politike.