Ballina Rajoni Lëkundje të lehta tërmeti në Malin e Zi

Lëkundje të lehta tërmeti në Malin e Zi

23
0

Një tërmet është regjistruar mbrëmë vonë në Malin e Zi, konkretisht zonën pranë Tivatit.

Siç raporton faqja EMSC, shkalla e dridhjes së tokës ishte e vogël diku 2.05 ballë të Rihterit.

Sipas të dhënave nga faqja e internetit e Institutit të Sizmologjisë të Malit të Zi, tërmeti u regjistrua në një thellësi prej nëntë kilometrash.

Lëkundja e tokës ndodhi diku rreth orës 23:25.