Ballina Sport Guardiola e pranon: Do ishte bukur të fitonim Kupën e Botës për...

Guardiola e pranon: Do ishte bukur të fitonim Kupën e Botës për Klube

31
0

Pikërisht pas dy javësh do të fillojë Kupa e Botës për Klube për Manchester City-n, i cili do të dalë në fushë në ndeshjen e parë të Grupit G kundër Wydad, një ekipi maroken, përpara se të takohet me Al Ain (23 qershor) dhe Juventusin më 26 qershor.

Pep Guardiola, trajneri i Qytetarëve, ka lëshuar disa deklarata në prag të fillimit të garës së planifikuar në Shtetet e Bashkuara.

“Është një nder të jemi në Kupën e Botës për Klube. Do të thotë që kemi qenë me fat sepse, në sezonet e fundit, kemi bërë shumë mirë në Ligën e Kampionëve dhe në kampionat. Siç thatë edhe ju, është diçka e re.

Mezi presim të jemi atje. Do të ishte mirë ta fitonim, nuk mund ta mohoj këtë.

Por janë 31 ekipe të tjera që mendojnë të njëjtën gjë. Do të shohim në çfarë gjendjeje do të arrijmë në këtë turne të gjithë së bashku dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Guardiola.

“Zakonisht, kur filloj një garë si Premier League, nuk dua kurrë të filloj të mendoj: ‘Do ta fitojmë, duhet ta fitojmë’.

Pra, hap pas hapi, do të shohim se si do të arrijmë atje, do të përpiqemi të luajmë më mirë se këtë sezon. Të mbërrijmë në kushtet më të mira, me të gjithë në dispozicion, dhe pastaj do të shohim”.

Sigurisht, fitimi i trofeut do të ishte në gjendje të lante disa nga njollat ​​e sezonit zhgënjyes të Cityt, i cili përfundoi i treti në ligë, ndërsa u eliminua në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve nga Real Madridi.