Lajm i keq për kombëtaren, në prag të sfidës kualifikuese të Botërorit ndaj Serbisë. Sipas Panorama sport, për shkak të temperaturës së lartë, sulmuesi kuqezi Rey Manaj është dërguar në spital.
Manaj prej ditësh ka shfaqur probleme shëndetësore, ndërsa stërvitej i ndarë nga shokët e skuadrës. Në këto kushte, një problem në horizont për trajnerin Sylvinho, para sfidës së rëndësishme së 7 qershorit ndaj serbëve.