Ballina Bota Dhuna në Haiti/ Persona të armatosur vrasin tre misionarë, mes viktimave vajza...

Dhuna në Haiti/ Persona të armatosur vrasin tre misionarë, mes viktimave vajza e një kongresmeni amerikan

27
0

Dhuna në Haiti vazhdon të përshkallëzohet. Sipas informacioneve, persona të armatosur kanë vrarë 3 misionarë.

Sipas postimeve në Facebook nga Misionet me bazë në Oklahoma në Haiti, tre misionarët u mbyllën në një shtëpi kur anëtarët e bandës filluan të qëllonin në ndërtesë rreth orës 21:00.

Kongresmeni Ben Baker tha se vajza e tij, Natalie, dhe dhëndri, Davey , të cilët punonin si misionarë, ishin midis viktimave.

“Zemra ime është thyer në një mijë copa. Unë kurrë nuk kam ndjerë dhimbje si kjo”, tha Baker.