Ballina Lifestyle Qasja e Meghan ndaj përçarjes së Harry me familjen mbretërore

Qasja e Meghan ndaj përçarjes së Harry me familjen mbretërore

248
0

Meghan Markle dhe Princ Harry kanë pikëpamje të ndryshme rreth përçarjes së tyre me familjen mbretërore.

Një burim për revistën People tha të enjten se, ndërsa Markle është e përqendruar te e ardhmja dhe e trajton situatën në mënyrë “shumë të ftohtë dhe profesionale”, Harry  duket se është i mbërthyer në të kaluarën.

Burimi shtoi se Meghan do të dëshironte që bashkëshorti i saj të ndihej më pak i rënduar nga e kaluara dhe të përqendrohej më shumë në jetën që kanë ndërtuar bashkë në SHBA.

Çifti është i larguar nga familja mbretërore që prej vitit 2020, kur hoqën dorë nga detyrat zyrtare dhe u zhvendosën në SHBA. Prej atëherë, marrëdhëniet me Mbretin Charles dhe pjesëtarët e tjerë të familjes janë përkeqësuar.

Harry ka aktualisht një raport të ftohtë me babain e tij. Në një intervistë të fundit për BBC, Harry deklaroi se Charles “nuk pranon të flasë me të”.

Një burim mbretëror tha për The Post se monarku, i cili po përballet me kancer, “thjesht nuk i beson më” të birit — veçanërisht pas intervistave dhe botimit të kujtimeve të Harry-t në librin “Spare” në vitin 2023.

Harry shprehu se disa anëtarë të familjes së tij “nuk do ta falin kurrë”, jo vetëm për librin, por edhe për vendime të tjera të tij gjatë viteve.

Nga ana tjetër, Meghan nuk ka komentuar asnjëherë publikisht rreth këtyre përplasjeve në projektet e saj të fundit, përfshirë serialin e Netflix-it dhe një podcast të ri. Ajo nuk ka qenë në Mbretëri të Bashkuar që nga funerali i Mbretëreshës Elizabeth në shtator 2022.

Harry gjithashtu ka një marrëdhënie të tensionuar me vëllain e tij, Princ William. Edhe pse të dy morën pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles në maj 2023 dhe në një shërbim përkujtimor në gusht 2024, ata thuhet se qëndruan larg njëri-tjetrit.

Një burim tha për Us Weekly se William është “i lodhur” dhe “ka hequr dorë nga përpjekjet për të rregulluar marrëdhënien me Harry-n”.