Cody Gakpo ka folur për spekulimet që janë krijuar rreth të ardhmes së tij tek Liverpooli.
Gakpo ka thënë në një konferencë për shtyp të premten në grumbullimin me Holandën, kur u pyet direkt për Bayern Munichun, se ai nuk po i kushton shumë vëmendje spekulimeve që janë krijuar gjatë javëve të fundit.
Ai ka thënë se agjenti i tij do të marrë përsipër të gjitha, në rast se ka ndonjë ofertë konkrete.
Gakpo ka arritur të shënojë 18 gola në të gjitha garat si zgjedhja e parë e Liverpoolit në krahun e majtë të sulmit në sezonin 2024/2025.
Por ai ka luajtur si titullar në vetëm 23 nga 38 ndeshje në Ligën Premier dhe bavarezët janë në treg për të përforcuar sulmin pas largimit të Thomas Muller.
“Nuk kam dëgjuar asgjë rreth kësaj. Po e mbaj veten larg nga këto gjëra. Ndoshta agjenti im ka dëgjuar diçka, por unë po fokusohem tek vetvetja”, ka thënë Gakpo.
Përveç në rast se ndryshon diçka, Gakpo do të mbetet lojtar i Liverpoolit për sezonin e ardhshëm dhe do të luaj përkrah bashkëkombasit të tij Jeremie Frimpong.
Bavarezët në anën tjetër kanë kompletuar tashmë transferimin e mbrojtësit Jonathan Tah si lojtar i lirë nga Bayer Leverkuseni dhe tani do të fokusohen në repartet e tjera.