Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom ka njoftuar se ky shtet do të ngrisë padi ndaj administratës Trump pas vendosjes së Gardës Kombëtare në Los Angeles pa pëlqimin e shtetit.
Në një intervistë për Fox News, Newsom tha se shteti që ai e udhëheq ka arsye pse do ta dërgojë në gjykatë administratën e presidentit, Donald Trump.
Ai shpjegoi se padia do të kundërshtojë urdhrin ekzekutiv të Trump për federalizimin e Gardës Kombëtare të Kalifornisë pa u konsultuar me qeverinë e shtetit.
“Është e qartë në atë urdhër – dhe në dokumentin e lëshuar nga Pentagoni – se ata duhet të koordinohen me guvernatorin e shtetit përkatës. Ata nuk e bënë këtë”, shtoi Neësom.
“Ky është një moment serioz. Kjo është vërtet serioze. Jetët e njerëzve janë në rrezik. Reputacioni i këtij vendi është në rrezik. Qytetet dhe shtetet e mëdha amerikane janë në rrezik”, thotë Newsom.